MaqedoniTopLajm

MPB: Shitësit e lëndëve narkotike në Prilep janë ndjekur nga shtatori

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se 6 persona janë ndaluar për shitje të drogës pas veprimit të djeshëm të policisë në territorin e Prilepit dhe se ata do t’i dorëzohen prokurorit publik dhe do të sillen para gjykatës.

“Bëhet fjalë për një grup kriminal që shiste drogë në territorin e Prilepit, në një aksion të përgatitur që nga shtatori i vitit 2020. Janë siguruar prova dhe gjashtë persona janë ndaluar, ndërsa 16 lokacione janë kontrolluar. Janë konfiskuar droga, paratë e drogës, celularët dhe automjete”, tha Toni Angelovski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close