BotaTopLajm

Francë, shkon në afro 3.3 milionë numri i rasteve me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 22.139 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Instituti i Shëndetit Publik thuhet se me 22.139 rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka arritur në 3.296.747. Në spitale kanë humbur jetën 296 persona ndërsa në 3 ditët e fundit 358 persona në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, duke e rritur numrin e viktimave nga COVID-19 në 78.603.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 27.614 persona, prej të cilëve 3.245 në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 1.574 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 231.549.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 1.772.602 ndërsa 189.524 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close