
Ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë qëndrimit në Uashington, në kuadër të Ministerialit për rikthimin e terrorizmit politik.
Dy zyrtarët e lartë diskutuan mbi situatën aktuale dhe mundësitë për zhvillimet e ardhshme.
Përmes një reagimi në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se në bisedë kishte ritheksuar pozicionin e Shqipërisë për deklaratat që i cilësoi të papranueshme, të bëra për Kosovën nga një anëtare e Qeverisë së Serbisë.
“Gjithashtu përsërita qëndrimin e qartë dhe të vendosur të Shqipërisë në lidhje me deklaratat e papranueshme dhe të papërgjegjshme të bëra së fundmi të një anëtareje të Qeverisë së Serbisë, si dhe theksova nevojën për të hedhur poshtë pa mëdyshje, retorikën që nxit tensionet, minon stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal dhe që bie ndesh me frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe vlerave evropiane.
Kjo është ajo që përfaqëson diplomacia: angazhimi në dialog të hapur, shikimi i njëri-tjetrit në sy, përballja me realitetin dhe adresimi i dallimeve me përgjegjësi”, shkruan Hoxha.



