LajmeMaqedoni

Në Maqedoninë e Veriut raportohen 12 vatra zjarri, një mbetet aktive

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bëri të ditur se deri në orën 18:00 të sotme janë evidentuar gjithsej 12 zjarre në vend. Prej tyre, vetëm një vatër vijon të jetë aktive.

Zjarri që nuk është shuar ndodhet në territorin e Komunës së Koçanit, afër fshatit Rajçani dhe pranë kishës “Trinia e Shenjtë”. Në këtë zonë po digjet bimësi e ulët.

Ndërkaq, 11 zjarret e tjera janë vënë nën kontroll dhe janë shuar. Ekipet kanë ndërhyrë në Strumicë, pranë fshatit Dobrejci; në Kratovë, afër fshatit Zheleznicë; në Novo Sellë, pranë fshatit Bajkovë; në Strugë, afër Dellogozhdës; si edhe në Veles, pranë varrezave të kishës “Shën Spas”.

Ndërhyrje janë kryer gjithashtu në Tetovë pranë fshatit Falishë, në Zhelinë afër Treboshit, në Vrapçisht, në Kumanovë pranë fshatit Novo Sellë, në Haraçinë afër fshatit Grushinë dhe në Komunën e Ilindenit, në Ajvatovski Pat.

Vatrat e shuara kanë përfshirë bimësi të ulët, kashtë, deponi, mbeturina dhe breza pyjorë. Sipas QMK-së, të gjitha këto zjarre janë lokalizuar dhe shuar me sukses.

Related Articles

Back to top button
Close
Close