Showbiz

Mozzik viziton Prekazin: Secili nga ne dhamë diçka për UÇK-në, por dikush i dha të gjitha

Reperi nga Ferizaj, Gramos Aliu apo siç njihet për publikun Mozzik, gjatë ditës së sotme (e diel) ka vizituar Prekazin.

Ai ka publikuar disa fotografi në rrjetet e tij sociale, derisa shfaqet tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Në postimet që ka shpërndarë me 1.5 milion ndjekësit, artisti shtoi se duhet të ruajmë e kujtojmë historinë deri në fund të jetës.

Mozzik (Foto: Instagram)

“Në Prekazin historik! Lavdi të rënëve. Secili nga ne dhamë diçka për UÇK-në, por dikush i dha të gjitha”.

“Ruajeni historinë, kujtojeni, e duajeni atë deri në fund të jetës”, ka thënë ai.

Mozzik (Foto: Instagram)

Mozzik ndërkohë po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të ri “Mozzart”, të cilin e lansoi në fund të muajit korrik.

Related Articles

Check Also
Close
Back to top button
Close
Close