Showbiz

Gold AG flet për ‘sherrin’ me Tunën: Është degjenerim te femrat shqiptare

Arian Agushi apo siç njihet me emrin e artit, Gold AG, është një nga artistët më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.

Ai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

I njëjti ka qenë i përfshirë në një nga sfidat e emisionit, ku duhej t’u përgjigjej pyetjeve pikante dhe të tregojë të vërtetat.

Gold AG (Foto: Instagram)

“U përfol shumë se pati një përplasje mes teje dhe Tunës, trego arsyen e këtij sherri ose pi”, ishte pyetja e Anxhela Peristerit drejtuar reperit.

“Arsyeja e këtij sherri nuk është sherr, por është një realitet që nuk kam dëshirë që një femër si ajo me prezantu degjenerim te femrat shqiptare, te motrat tona”.

“Unë nuk jam ai që duhet të drejtoj femrat se çka me qit e çka mos me qit, por për derisa ajo ka këndu serbisht e vjen në Kosovë e qet zogun, te une jo”, ishte përgjigjia e Gold AG.

Tuna Sejdi (Foto: Instagram)

Related Articles

Back to top button
Close
Close