BotaLajme

Momenti kur sistemi raketor rus Uragan hidhet në erë nga ushtria ukrainase

Tanket, kamionët dhe artileria ruse ia kanë mësyrë në jug të Ukrainës, derisa forcat e Putinit po tentojnë të shtrëngojnë masat në këtë rajon nga frika se mund të ketë kundërsulme nga Kievi.

E rajonit i Khersonit që gjendet në afërsi të Krimesë që kontrollohet nga Kremlini që nga 2 marsi, prej gjashtë ditësh po ballafaqohet me luftime të ashpra, ku forcat ruse mezi po arrijnë ta mbajnë këtë rajon të okupuar.

Se po zhvillohen kundërsulme të ashpra nga Kievi e dëshmon më së miri një video e postuar në Telegram, ku shihet një mjet i blinduar i ushtrisë ruse duke u goditur nga raketat – që ishte pjesë e një konvoji që po lëviznin drejt Khersonit.

Asistenca ushtarake amerikane siç është rasti i sistemit raketor modern HIMARS, e ka ndryshuar rrjedhën e kësaj lufte, duke kryer me to sulme të shumë me saktësi të paparë.

Një video nga ajri tregon momentin kur raketat e ushtrisë ukrainase hedhin në erë sistemin raketor rus, të njohur si Uragan.

Madje ka edhe pamje pas këtij sulmi ku shihet sistemi raketor i shkatërruar tërësisht – me një fjalë i bërë shkrumb e hi.

 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close