BotaEkonomiLajme

Katër anije nisin transportimin e grurit, Ukraina synon të rrisë numrin e tyre në 100 për muaj

Katër anije që bartin grurë dhe vaj luledielli janë larguar të dielën nga portet ukrainase përmes një korridori të sigurt.

Miliona tonë grurë kanë mbetur të bllokuar në Ukrainë, duke kërcënuar me krizë ushqimore dhe rritje çmimesh në botë.

Javën e kaluar është shënuar hera e parë kur një anije është larguar me grurë nga portet ukrainase prej shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt.

Anija e parë ka transportuar 27.000 tonë të misrit.

Katër anijet që kanë nisur transportimin të dielën, do të inspektohen nga Turqia.

Ukraina dhe Rusia kanë arritur marrëveshje për eksportet e grurit, nën ndërmjetësim të Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara më 22 korrik.

Sipas marrëveshjes, Rusia është pajtuar që të mos shënjestrojë anijet në transit.

Pas inspektimeve, dy anije do të ankorohen në Turqi, ndërsa dy të tjera në Itali dhe Kinë.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se ka shenja të qarta se procesi i eksportit të grurit është i sigurt dhe u kanë bërë thirrje kompanive që të kthehen në Ukrainë.

Marrëveshja është arritur për 120 ditë, dhe mund të zgjatet me pajtimin e palëve, shkruan REL.

Ndërsa, siç raporton The Kyiv Independent, duke cituar Ministrinë e Infrastrukturës së Ukrainës, synimi i Ukrainës është që Ministria kërkon të mundësojë që portet të procedojnë të paktën 100 anije në muaj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close