KurioziteteLajme

Momenti emocionues, macja nuk pranon të dalë nga rrënojat pa të zotin (VIDEO)

Një grup shpëtimtarësh në Hatay, Turqi, kanë nxjerrë nga një ndërtesë e shembur një student, i cili nuk ka pranuar të dalë pa marrë edhe macen e tij, të quajtur Strawberry.

Kerem Cetin refuzoi që ekipi ta merrte macen pa e parë vetë që ishte në gjendje të mirë.

Dukej se dashuria që Kerem kishte për kafshën e tij ishte e ndërsjellë, pasi në momentin që shpëtuesit e morën macen, ajo nuk donte të largohej dhe gërvishte me kthetra batanijen, në dukje duke hezituar të largohej nga studenti.

Megjithatë, të dy u shpëtuan përfundimisht dhe pësuan vetëm lëndime të lehta. Ky moment emocionues është bërë viral në të gjithë rrjetin.

Video:

Video Player

Related Articles

Back to top button
Close
Close