
Foshnjat e gjetura vetëm gjatë kërkimeve pas tërmeteve vdekjeprurëse në qytetin Kahramanmaras janë dërguar me avion në kryeqytetin e Turqisë, Ankara. Fotografitë tregojnë 16 nga fëmijët në aeroplanin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, sipas llogarive në Twitter të qeverisë. Ministri turk i familjes, Derya Yanik, tha se ato janë në gjendje “shumë të mirë”.
Postimet në Twitter vijnë mes kritikave për atë që disa të mbijetuar e kanë quajtur një përgjigje të ngadaltë dhe joadekuate nga qeveria.
Presidenti Erdogan pranoi se kishte “mangësi” në përgjigjen e vendit të tij, por fajësoi kushtet dimërore dhe dëmtimin e aeroportit të Hatay.
“Nuk është e mundur të jesh i përgatitur për një fatkeqësi të tillë”, tha zoti Erdogan. “Ne nuk do të lëmë asnjë nga qytetarët tanë pa u kujdesur.
Ai u përgjigj gjithashtu kritikëve, duke thënë se “njerëz të pandershëm” po përhapin “gënjeshtra dhe shpifje” për qeverinë.