
Zëdhënësja e Qeverisë së RMV-së, Marija Miteve, njoftoi se është arritur marrëveshje me bankat dhe fondet nga kredia hungareze që sipas saj, do ta çojnë ekonominë para.
Ajo gjithashtu njoftoi se lidhur me të njëjtën, në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 26 nëntor, u arrit një konkluzë lidhur me propozimin e Ministrisë së Financave për kushtet për një linjë kreditore nga kredia hungareze dhe për përdorimin e mjeteve nga linja kreditore për financimin e investimeve dhe zhvillimin e shoqërive tregtare private.
– investime në pajisje, si makineri dhe pajisje të tjera;
– pasuri të patundshme (uzina, fabrika, objekte biznesi për përdorim vetanak);
– mjetet e transportit që lidhen me procesin e prodhimit;
– burimet e ripërtërishme të energjisë të destinuara për prodhimin e energjisë dhe
– mjete jomateriale si investimet në zhvillim dhe softuer.
Miteva tha se pagesa do të bëhet në bazë të faturave të dorëzuara nga përdoruesi i fundit në mënyrë që të sigurohet kontroll adekuat i përdorimit të fondeve.



