LajmeSport

City reagon për situatën e Rodrit

Manchester City ka mohuar raportimet se ka pranuar ofertë nga Real Madridi për transferimin e mesfushorit spanjoll Rodri.

Sipas gazetës “AS”, drejtuesit e klubit anglez kanë konfirmuar se nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar apo negociata mes dy klubeve për yllin e tyre.

Spekulimet për një kalim të Rodrit në Madrid janë shtuar pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Kupën e Botës, ku ai riktheu vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Megjithatë, Manchester City mbetet i qetë dhe synon ta mbajë lojtarin, kontrata e të cilit vazhdon të jetë aktive me klubin anglez.

Deri tani, mes Real Madridit dhe Manchester Cityt nuk ka pasur bisedime apo marrëveshje për transferimin e mesfushorit spanjoll.

Related Articles

Back to top button
Close
Close