LajmeRajon

Me një video nga lụfta, Limaj i uron shqiptarët: Urime festa e shenjtë e kombit tonë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, “festën e shenjtë të kombit”, siç e quajti.

Ish-komandanti i UÇK-së publikoi një video kur gjatë luftës e bënin betimin e ushtarit, ndërsa shkroi se kjo festë “simbolizon tri ngjarje me rëndësi jetike për ekzistencën e qenies tonë në liri”.

“28 Nëntori i Krujës së Skënderbeut, kur u vunë themelet e para të rrugës së cilës kombi ynë do ta ndiqte përjetësisht. Nëntori i dytë, kur në Vlorën historike u ringrit flamuri për të shpallur shtetin nga Ismail Qemali. Dhe përfundimisht, me Nëntorin e tretë, i cili personifikohet me komandantin tonë legjendar Adem Jashari, i cili jo vetëm se pati ditëlindjen me këtë datë, por edhe shpalli veprën e tij më 28 Nëntorin e vitit 1997, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke shënuar faqet më të arta të historisë moderne”, shkroi Limaj.

“Lavdi dëshmorëve të kombit! Rroftë kombi shqiptar!”, shtoi ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close