LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Shaqiri: Për 22 nëntor hapëm paralelen e parë në gjuhën shqipe me mësuesein Besmir Xhaferi

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Jeton Shaqiri përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se nga sot është hapur paralelja e parë në gjuhën shqipe në Çashkë dhe se mësues në këtë paralele do të jetë Besmir Xhaferi, shkruan Top24

Ta fillojmë Ditën e Alfabetit me një lajm të bukur.
🏢SHFK Todor Janev në Çashkë, për herë të parë hapëm paralelen në gjuhën shqipe, dhe mësuesi i parë i saj do të jetë mësues 👨‍🏫Besmir Xhaferi të cilit i uroj suksese. Dua të shpreh falenderime për kontributin edhe dy personave të cilët nuk u lodhën kurrë së kërkuari këtë paralele, Halit Ferati dhe Suat Shaqiri.
🙌Nuk mund të mos ndjehem krenarë që në frymën e Nëntorit të realizoj këtë kërkesë të nxënësve për të mësuar në gjuhën e tyre amtare, gjuhën shqipe.
↪️Iniciativa është e rëndësishme, por edhe më e rëndësishme është këmbëngulësia deri në realizim. Kjo është arritje që do ta shkruaj historia.

Related Articles

Back to top button
Close
Close