
Gjithsej 14 zjarre në ambient të hapur janë regjistruar në shtet sot deri në orën 20, dy prej të cilave janë ende aktive, njoftuan sonte nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Një zjarr aktiv është pranë stadiumit në Kërçovë, ku digjet kashtë dhe bar i thatë. Zjarri tjetër aktiv është në territorin e Manastirit, pranë Tunelit në qarkores.
Zjarret e shuar ishin në territoret e komunave Dibër, Debarcë, Demir Kapi, Gjorçe Petrov, Novaci, Prilep, Probishtip, Sveti Nikollë, Koçan, Kumanovë, si dhe dy në zonën e komunës Qendër, njëri prej të cilëve ishte në bulevardin “Maqedonia”, dhe tjetri në rrugën “Todor Aleksandrov”.
Paraprakisht, MIA informoi se zjarri në Përzhdevë të rajonit të Depir Kapisë, përfshiu tre shtëpi të vjetra, dhe një grua e moshuar është shpëtuar.



