LajmeRajon

‘Autoritar’ – Serwer direkt: Kurti mund t’a çojë vendin në zgjedhjet e katërta

Profesori amerikan Daniel Serwer nga Universiteti Johns Hopkins ndau përshtypjet e tij nga vizita e fundit në Kosovë, duke thënë se qytetarët vendas ishin më të fokusuar në vlerësimin e tij për vendin sesa në zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara, shkruan Gazeta Metro.

Në analizën e tij, Serwer ngriti mundësinë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të zgjedhë rrugën e zgjedhjeve të reja nëse nuk arrihet kompromis për formimin e institucioneve.

Sipas tij, pjesëmarrja në proceset e fundit zgjedhore ka shënuar rënie, njëjtë si edhe mbështetja për kryeministrin Kurti, ndërsa qytetarët kërkojnë më shumë fokus në qeverisje sesa në cikle të vazhdueshme votimesh.

“Pjesëmarrja në zgjedhjet e fundit ishte më e ulët, ashtu si edhe mbështetja për Kurtin. Popullsia dëshiron që politikanët të vazhdojnë me kryerjen e punës së tyre. Polarizimi po e bën këtë të vështirë”, shkruan ai.

Serwer theksoi gjithashtu se opozita ka shqetësime për qëndrimet e Kurtit ndaj ndryshimeve kushtetuese dhe të drejtave të komuniteteve pakicë.

“Ajo gjithashtu mendon se ai ka vepruar në mënyrë arrogante dhe madje antiamerikane ose autoritare në trajtimin e disa çështjeve. Kjo e bën kompromisin të vështirë”, shkruan Serwer./gazetametro.net

Related Articles

Back to top button
Close
Close