LajmeSport

Pa Italinë nuk ka Botëror, por pa Brazilin nuk ka futboll, çfarë ka ndodhur me Seleçaon dhe përse nuk di të interpretojë futbollin e sotëm

Çfarë iu ka ndodhur padronëve të futbollit ndërkombëtar? Pa i hequr asnjë meritë Haaland që një ditë më parë dukej vërtet një luftëtar viking që me sëpatën e tij masakronte armiqtë, eliminimi i Brazilit rezultoinjë detyrë shumë e lehtë.
Në 2006 ia doli Franca, në 2010 Holanda, në 2018 Belgjika, në 2022 Kroacia, për të mos folur pastaj për katastrofën 1-7 nga Gjermania në 2014 që është edhe faqja më e errët që Brazili ende nuk e ka fshirë edhe pse ka në drejtimin e tij trajnerin më të mirë, Carlo Ancelotti.

Por çfarë ka ndodhur? Talenti është një perëndi kapricioze që nuk bekon çdo brez. E megjithatë një futbollist klasi, Brazili e ka; Vinicius. Në tribunat e MetLife, në diskutimet mes ish futbollistëve u ngrit një hipotezë. Brazili po përjeton një krizë të përshtatjes me kohët e reja. Pak a  shumë si në 1974, kur Seleçao e mësuar me prekje të topit dhe me ritme pak të ngadalta, u vu poshtë nga futbolli total i Holandës së Cruyff dhe iu deshën 20 vjet për të pushtuar sërish botën, kur mboshtën Italinë në finalen e USA ’94.

Pas kësaj Brazoli arriti në finale të 1998 me Francës dhe fitoi me lehtësi Botërorin e Koresë së Jugut e Japonisë në 2002 dhe pas kësaj ‘black out’ total…Është sikur të mos i ketë asimiluar ende nevojat e futbollit kontemporan-pressing, taktikë, zotërim topi, duke nisur nga aspekti më i rëndësishëm; mbrojtja dhe të dielën, Haaland shënoi dy gola në liri të plotë.

Në 2006, në Botërorin gjerman, Brazili ishte akoma më mendjemadh. Pretendoi se kishte në fushë në të njëjtën kohë dy qendërsulmues që ishin mbipeshë, Adrianon dhe Ronaldon dhe dy mesfushorë ofensivë të një talenti tëe jashtëzakonshëm por në faza të ndryshme të rrugëtimit të tyre; Kaka ishte më i miri i skuadrës, Ronaldinho që kishte fituar Topin e Artë vitin paraardhës, zhgënjeu. Në Frankfurt, në çerekfinale, Franca dominoi në lojë më shumë nga sa tregoi rezultati final 1-0.

Pastaj është presioni psikologjik. Seleçao shkoi në Botërorin e shtëpisë në 2014 thuajse i terrorizuar. Nuk kishte argëtim në fushë. Thiago Silva u fotografua të bëjë më gishta numrin 6, për të thënë se titulli i 6 po vinte. Brazilianët panë një sfidë ndaj fatit dhe fati u hakmorr në gjysmëfinalen katastrofike me Gjermaninë; pësoi golin e parë dhe më pas e gjithë skuadra duke filluar nga David Luiz u derdh në gjysmëfushën kundërshtare dhe Gjermania e orkestruar nga Kroos dhe Sami Khedira bëri edhe 6 gola të tjerë. Ishte një shok kombëtar. Ajo natë në Belo Horizonte ishte një dramë e vërtetë me të qara, të qeshura, tentativa vetëvrasje, psikodrama kolektive. I gjithë vendi ndryshoi humor.

Në vitet në vazhdim në Brazil ndodhi gjithçka. Futbolli dhe politika padyshim që ndjekin rrugëtime të ndryshme. Mbetet fakti që kombi i madh ra vërtet në krizë. Presidentja Dilma u akuzua, mentori i saj Lula përfundoi në burg, ekstremi i djatthë i Jair Bolsonaros mori pushtetin. Tani është radha e këtij të fundit që të jetë në telashe; është dënuar me 27 vjet burg pasi planifikoi një grusht shteti, është në arrest shtëpie për motive njerëzore.

Lula në anën tjetër rifitoi zgjedhjet në mënyrë të bujshme. Varfëria, dhuna, trafiku i drogës, korrupsioni nuk mund të frenojnë vrullin e një vendi të ri, të madh, potencialisht shumë të pasur dhe gjithnjë e më të rëndësishëm në planin gjeopolitik, por që ka harruar artin që dinte të bënte më mirë; të luajë futboll.

Futbollisti simbol i kësaj periudhe gri, bëhet në mënyrë të paevitueshme talenti më i mirë; Neymar. I grumbulluar pas një presioni të madh popullor në vend të Joao Pedros, që te Chelsea ka shënuar 15 gola në Premier League. Këtu në Amerikë, O Ney më kot kërkoi një rilindje të fundit, dhe tani vjen tërheqja. Ancelotti nuk ishte me fat. Dy asët brazilianë të Realit të Madridit, Rodrygo dhe Militao, ylli në lindje Estevao, 19 vjeç u dëmtuan përpara Botërorit, Raphinha gjatë kompeticionit. Ndaj Japonisë, ishte me fat, ndaj Norvegjisë jo.

Por Ancelotti kërkon që qëndrojë dhe të hapë një cikël të ri. Vinicius pas 3 ditësh do të festojë 26 vjetorin e tij, Endrick pas dy javësh do të jetë 20 vjeç, Rayan që zëvendësoi Raphinha pas një muaji do të festojë 20 vjetorin. ndoshta në 2030 në Spanjë, Marok e Portugali do të shohim një Brazil të madh. Potencialet janë pafund, ashtu sikurse territori. Nëse çdo herë që një fëmijë  gjuan me këmbë diçka në rrugë, rifillon historia e futbollit nga Amazona në Rio Grande, nga shkretëtira e Lençois Maranhenses në Bahia, nga Mato Grosso te Rio de Janeiro, por qe në këtë mesnate, historia e futbollit rifilloi për të miliontën herë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close