
Në emrin tim dhe në emër të Lëvizjes “POPULLI” të gjithë shqiptarëve ua uroj ditën e Alfabetit shqip 22 nëntori, një ditë me vlerë të veçantë historike për ngritjen e vetëdijes arsimore të kombit tonë.
Për fat të keq edhe krahas faktit që 22 nëntori i qytetit të Manastirit ishte me vendime unifikuese për alfabetin e gjuhës sonë shqipe, edhe sot e kësaj dite trojet shqiptare vazhdojnë pa një abetare të unifikuar gjë që flet për mungesë vizioni gjithpërfshirës kombëtar.
Uroj që viti i ardhshëm të na gjejë më vigjilent në të gjitha fushat shoqërore dhe arsimore, pasiqë këtë ua kemi borxh edhe të pareve, por edhe pasardhësve tanë, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Populli. Top24



