BotaLajme

Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit ka bërë një postim me një fjalë pas sulmit izraelit në Iran.

Itamar Ben Gvir thjesht shkroi: “I dobët”.

Sipas mediave të huaja, Gvir ka udhëhequr partinë e ekstremit të djathtë “Fuqia Hebraike” që nga viti 2019 dhe u betua në kabinet vitin e kaluar.

Më vonë ai u emërua ministër i Sigurisë Kombëtare dhe mori kontrollin e divizionit të Policisë Kufitare të Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Reagimi i tij vjen pasi Izraeli ka kryer një sulm brenda Iranit, në një lëvizje që vlerësohet se kërcënon ta shtyjë rajonin më thellë në konflikt.

Përpara sulmit izraelit të premten (me orën lokale), pritshmëria e SHBA-së ishte se ata nuk do të synonin objektet civile ose bërthamore, tha një zyrtar tjetër i lartë amerikan për CNN.

Ndryshe, hakmarrja e dukshme izraelite vjen vetëm disa ditë pasi Irani lëshoi qindra dronë dhe raketa drejt Izraelit, shumica e të cilave u shkatërruan nga Izraeli dhe aleatët e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close