LajmeRajon

Ministri alternativ grek i Punëve të Jashtme Varviciotis nesër në Shkup

Ministri alternativ i Punëve të jashtme të Greqisë, i angazhuar për çështje evropiane, Miltiadis Varviciotis, nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë pune në vendin tonë, me ftesë të zëvendëskryeministrit të angazhuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, në kuadër të vizitës, Varviciotis do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Vizita realizohet në dritën e bashkëpunimit të përforcuar bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, si dhe mbështetjes së shprehur greke për integrimet evropiane të vendit. Në atë kontekst, do të bisedohet për mundësitë për thellim të bashkëpunimit dhe ndihmës teknike nga pala greke, si dhe realizimin e qëllimit të përbashkët strategjik që nënkupton fillim zyrtar të negociatave inkuadruese me BE-në”, qëndron në kumtesë.

Zëvendëskryeministri Dimitrov dhe ministri alternativ grek Varviciotis do të kenë takim bilateral nesër, pas çka do të pasojnë deklaratat për mediume.

Related Articles

Back to top button
Close
Close