LajmeMaqedoniTopLajm

Murseli: Vaksinohuni që t’i kthehemi jetës normale, sfidat tjera i kalojmë bashkë!

Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës nga Aleanca për Shqiptarët, Vullnet Murseli sot vizitoi pikat e vaksinimit.

“Mëngjesin e sotëm vizitova Pikat e Vaksinimit tek ndërtesa e ish – Shtëpisë së Armatës dhe tek Pallati i Kulturës.

Nga afër pashë kushtet dhe ambientin e ftohtë, ku personeli mjeksorë kryen vaksinimin e qytetarëve.

Edhe pak ditë kanë mbetur deri te ndryshimi dhe Tetova do të jetë në vendin e merituar! Të gjithë të punësuarit do të çlirohen, do të fitojnë kushtet dhe statusin që meritojnë.
Ata janë heronjtë tanë dhe si të tillë do të trajtohen.

Vaksinohuni të gjithë që t’i kthehemi jetës normale si para pandemisë! Sfidat e tjera do ti kalojmë bashkë.”

Shkruan Murseli në profilin e tij në fb.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close