BotaLajmeTopLajm

Mijëra njerëz dalin në rrugë në Tel Aviv, kundërshtojnë politikat e Benjamin Netanyahu

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin Habima në Tel Aviv për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, si dhe kërkuan kthimin e pengjeve izraelite në Gaza.

Protestuesit kërkuan vazhdimin e menjëhershëm të marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve me Hamasin dhe përfundimin e luftës në Gaza.

Më 18 mars, Izraeli me një fushatë të papritur rifilloi sulmet ajrore në Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 855 palestinezë, duke plagosur afër 1.900 të tjerë, si dhe duke prishur marrëveshjen e armëpushimit dhe të shkëmbimit të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit, e cila u arrit në muajin janar.

OKB-ja vlerëson se rreth 124 mijë palestinezë janë zhvendosur sërish që nga ajo kohë në vazhdën e veprimeve të fundit të Izraelit.

Që nga tetori i vitit 2023, të paktën 50 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe mbi 113.900 të tjerë janë plagosur nga sulmet ushtarake izraelite.

Related Articles

Back to top button
Close
Close