
Pas shumë diskutimesh mes liderëve të VLEN-it në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka përfunduar ky takim pa epilog mëson jozyrtarisht Top24.
Në takimin e sotëm është kërkuar nga Taravari që të jetë lider i VLEN-it por sipas të njejtit burim Taravari nuk ka pranuar pa mos u matur në trupin votues i cili do të përcaktoj fuqinë e partive brenda koalicionit sidhe do të mobilizoj më shumë anëtarë për shkak të më shumë listave. Sipas të njejtit burim, marrëveshja e tillë ka qenë pjesë e marëveshjes fillestare duke shënuar bashkimin e partive të cilat nga LEN u bënë VLEN.
Por çfarë pas dështimit të VLEN-it?
Nëse Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit largohet nga VLEN-i ky grupim partiak përgjysmohet pasi brenda VLEN, ASH-Taravari është i vetmi subjekt që ka një shtrirje në të gjithë vendin. Kjo ndarje do të dëmtonte në mënyre direkte dhe të drejtëpërdrejtë partinë Lëvizja Besa të Bilall Kasamit dhe Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhitit.
Mësohet se liderët e VLEN mund të takohen edhe në një takim të përbashkët para datës 6 Prill, për të tentuar të gjejnë një zgjidhje parimore. Por nëse dështon edhe ky tentim VLEN do të kthehet në LEN ashtu siç ishte para Taravarit ose do të shpërbëhet si grupacion.




