LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski: Shteti historikisht është renditur më keq sipas indeksit të korrupsionit

Kryetari i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski vlerësoi se renditja e sgtetit në vendin e 111-të sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparensi interneshnl për vitin 2020 është më e keqja në histori.

“Kur i quajta mafi, shumë njerëz më thanë pse përdori fjalë kaq të forta. Sipas Transparensi interneshnl, për sa i përket shkallës së korrupsionit, është në vendin e 111-të më së keqi në histori. Një rënie prej 5 vendeve krahasuar me vitin e kaluar dhe asnjëherë më keq në periudhën e Maqedonisë së pavarur. Ata nuk janë vetëm mafi, këta njerëz mund t’i ketë zili edhe mafia. Më mirë se ne janë Kosova, Shqipëria, Tanzania, Burkina Faso, Kolumbia, Bregu i Fildishtë, Gambia, ndërsa së bashku jemi me Panamanë dhe Mongolinë. Rënie e gjithsej 45 vendeve në 5 vjet. Pas një rezultati të tillë, dorëheqja e Ministrit të Drejtësisë nuk është e mjaftueshme, ose Ministrit statist për luftën kundër korrupsionit, është e nevojshme që e gjithë Qeveria të largohet, menjëherë, qëndron ndër të tjera në profilin në Fejsbuk të Mickoskit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close