LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski korrigjon Fatmir Limanin, u kërkon falje banorëve të Haraçinës dhe Likovës

Kryeministri Hristijan Mickoski ka korrigjuar ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, në lidhje me deklarata e tij për çerdhen në Haraçinë, përcjell TV21. Mickoski u kërkoi falje banorëve të Haraçinës dhe Likovës dhe tha se që sot, ekipi i ministrit do të kontaktojë komunat dhe do të zgjidhet problemi me hapjen e çerdhes.

“Mëngjesin e sotëm kam folur z.Fatmir Limanin dhe gjatë ditës anëtarë të kabinetit të tij, shefi i kabinetit do të kontaktojë administratën në komunën e Haraçinës dhe në komunën e Likovës dhe në këtë mënyrë do të tejkalohet kjo që është temë në publik dje dhe këtyre ditëve, sepse janë marrë miratimet. Ndërsa unë banorëve të këtyre dy komunave, u kërkoj falje në emrin tim për shqetësimet. Fëmijët janë prioriteti ynë i parë dhe politika e kësaj qeverie është në këtë drejtim. Po, ka kryetarë të papërgjegjshëm të komunave me deklarata të papërgjegjshme, por kjo nuk duhet të jetë pengesë”, tha Mickoski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close