LajmeMaqedoniTopLajm

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dërgoi urim për Krishtlindje

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dërgoi urim me rastin e festës së madhe të krishterë – Krishtlindjet për të gjithë qytetarët e besimit katolik

“Në frymën e festës më të madhe të krishterë, Krishtlindjeve, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju dërgoj urimet e mia të përzemërta, si dhe dëshirat e mia më të sinqerta për shëndet, lumturi dhe mirëqenie. Uroj që këto ditë festive të sjellin gëzim dhe paqe në zemrat e të gjithë besimtarëve katolikë në vendin tonë”, shkroi Gashi.

Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal dërgoj urime dhe shpresa për forcimin e tolerancës fetare, bashkëjetesës dhe bashkimit në shoqërinë tonë.

“Le të ndriçojë drita e Krishtlindjes rrugën e të gjithë qytetarëve drejt një të ardhmeje më të mirë të mbushur me mirëkuptim, dashuri dhe sukses të përbashkët. Gëzuar Krishtlindjet!”, shkroi Gashi në urim.

https://www.facebook.com/share/p/SAAmkhcN9a4CFpge/

Related Articles

Back to top button
Close
Close