
Ministri i shëndetsisë Fatmir Mexhiti dje ka vizituar spitalin klinik të Tetovës ku është pritur nga drejtori i ri Pëllumb Vela i cili së bashku me ministrin vizituan dhe u njoftuan nga afër me gjendjen në këtë spital sidhe me shërbimet në trajtimin e pacientëve, shkruan Top24
Drejtori i spitalit të Tetovës, Pëllumb Vela theksoi se është në proces përgaditja një plani me të cilin do të përmisojnë në mënyrë efektive dhe të shpejtë nivelin e cilësisë të shërbimeve shëndetosre.
“Po punojnë punëtorët shëndetësorë, si dhe për të parë nga afër nivelin e kujdesit ndaj pacientëve. Është në proces përgatitja e një plani, me të cilin do të përmisojmë në mënyrë efektive dhe të shpejtë nivelin e cilësisë të shërbimeve shëndetësore, së bashku me të gjithë punonjësit shëndetësorë të këtij institucioni shëndetësor.” tha drejtori Vela, përcjellë Top24
“



