
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti gjatë vizitës në SHBA ka pasur rastin të takoj ish gjeneralin Wesley K.Clark me të cilin diskutuan mbi faktin se siguria dhe paqja ndërlidhen ngusht me bashkëpunimet ndërkombëtare, por mbi të gjitha edhe me zhvillimet ekonomike, shkruan Top24
Në suaza të vizitës time në ShBA ishte kënaqësi të takoja gjeneralin Wesley K.Clark.
Bisedat me ish-komandantin e Forcave të NATO-s si gjithmonë janë tejet të frytshme dhe bartje e përvojave të jashtëzakonshme.
Diskutuam mbi faktin se siguria dhe paqja ndërlidhen ngusht me bashkëpunimet ndërkombëtare, por mbi të gjitha edhe me zhvillimet ekonomike.
Gjithashtu ndaluam edhe te kontributi i tij i jashtëzakonshëm për paqen, e në veçanti atë të rajonit. Mbi të gjitha u fol edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Aleancës së NATO-s që i japin vendit tonë në rrugën e proceseve euroatlantike, rrugë që padyshim se është në prioritetet tona kryesore.
Gjeneral ju jeni hero i gjallë për ne, faleminderit për mikëpritjen dhe bisedën e çmueshme!



