LajmeMaqedoniTopLajm

Kryeministri hungarez, Viktor Orban të premten viziton Shkupin

Kryeministri hungarez, Viktor Orban së bashku me një delegacion të Qeverisë hungareze, më 26 dhe 27 shtator do të qëndrojë për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, informoi pres-shërbimi qeveritar.

Kryeministri Hristian Mickoski të premten do të realizojë takim kokë më kokë me kolegun e tij hungarez në vilën kryeministrore në Ohër, ndërsa në kuadër të vizitës do të realizohen edhe një sërë takimesh dypalëshe të ministrave të RMV-së me homologët e delegacionit hungarez.

Të premten do të mbahet edhe një seancë e përbashkët në hotelin Ineks Olgica në Ohër, ndërsa pas përfundimit të seancës në lokacionin e njejtë pritet që dy kryeministrat të mbajnë konferencë për shtyp.

Siç informojnë nga Qeveria, në margjinat e vizitës dyditore është paraparë shëtitje në Ohër, vizitë në kishën Shën Mëria, Teatrin antik dhe kompleksin e manastireve Shën Naumi, ndërsa kryeministrat e dy vendeve do të vendosin lule para përmendores së Shën Cirilit e Metodit në Ohër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close