LajmeRajonTopLajm

Mërgimtarët nga këto vende, vikendin e ardhshëm nuk mund të hyjnë pa testin PCR

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, bëri të ditur se masat e reja anti-COVID-19 pritet të miratohen nga qeveria në detyrë dhe të hyjnë në fuqi nga nesër, 23 dhjetor 2020, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar vendimin e Qeverisë me të gjitha masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi nga nesër.

Këto janë masat e Qeverisë për persona që do të hyjnë nga vende me rrezik të lartë.

Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit.

Përjashtim bëjnë qytetarët e huajë që vijnë dhe largohen brenda 3 orëve nga Kosova, duke nënshkruar kështu edhe një deklaratë, thuhet në vendimin e siguruar nga Gazeta Sinjali.

Qytetarët e huaj që punojnë si transportuesi profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare tranzite, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;

Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre.

Njoftimin për miratimin e masave të reja kundër përhapjes së pandemisë, Hoti e bëri gjatë një takimi virtual që zhvilloi sot me komunitetin e biznesit në vend.

Komuniteti i biznesit ofroi mbështetje për masat e reja antiCOVID-19 dhe insistoi që kuvendi të mos shpërndahet pa e miratuar buxhetin 2021.

Kryeministri në detyrë tha se është në komunikim të vazhdueshëm me grupet parlamentare dhe se po angazhohet maksimalisht që përbërja aktuale e kuvendit të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me buxhetin.

Hoti dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, u pajtuan se buxheti është parakusht për krijimin e pakos së re dhe zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, respektivisht mbështetje të bizneseve të prekura nga pandemia COVID-19.

Related Articles

Back to top button
Close
Close