LajmeRajon

LDK propozon 7 shkurtin për zgjedhje, kërkon që fillimisht të votohet buxheti

Në takimin e parë konsultues që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka mbajtur me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani rreth mbajtjes se zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kjo parti ka propozuar që ato të mbahen pasi Kuvendi i Kosovës të miratojë ligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Përfaqësuesi i LDK-së në ketë takim, ministri Arban Abrashi tha se LDK do të garojë e vetme në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti.

Abrashi tha se LDK është e gatshme për zgjedhje.

“E kemi përmend janarin edhe më herët, gjithsesi në kuadër të këtij konteksti qe mos të hyjmë dhe mos t’i kalojmë kufijtë kushtetues sepse është e paqartë çka ndodhë pastaj. Datat të cilat sot i kam përmend, ka qenë 7 shkurti. Sidoqoftë ky është takim preliminar besoj që në takimet pas aktgjykimit të plotë e caktojmë më saktë datën. Sa i përket zgjedhjeve në parti ende nuk e kemi diskutuar, por orientimet janë që të shkojmë vetëm në zgjedhje”, tha Abrashi derisa nuk tregoi emrin e kandidatit për kryeministër”, tha ai pas takimit.

Abrashi shtoi se rëndësia e miratimit të buxhetit është e rëndësisë së madhe për qytetarët.

“Duhet të gjejmë fuqi politike, skena politike që të miratojmë edhe buxhetin e vitit 2021, kjo ka rëndësi dhe peshë të madhe për secilën familje në Kosovë, sepse ky buxheti i vitit të ardhshëm është i lidhur edhe për ligjin për rimëkëmbje, është i lidhur me pagat dhe pensionet e gjithsesi nëse na duhet si shtet edhe me blerje të vaksinave. Andaj ekziston një urgjencë që të veprohet shpejtë që ligji për buxhetin të kalojë shpejtë në mënyrë që pastaj të hyjmë në proces zgjedhor. E mira e kësaj është që aktgjykimin plotë ende nuk është bërë publik në gazetë zyrtare andaj i kemi edhe disa ditë dhe kjo mund te shfrytëzohet si mundësi e mirë që të shfrytëzojë si mundësi e mirë qe të kalojë buxheti dhe të garantohet stabilitetin financiar i vendit edhe pas marsit”, tha ai.

Takimet e Osmanit me partitë politike sot po mbahen pasu Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm votimin e Qeverisë Hoti dhe ka kërkuar zgjedhje të reja.

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close