LajmeSport

Vedat Muriqi i lodhur nga negociatat: “Dua të transferohem tek Lazio“

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi më në fund ka folur publikisht rreth transferimit të tij tek Lazio.

Lojtari i Fenerbahce publikisht ka kërkuar që të transferohet tek Lazio, transmeton Top24.

“Fenerbahce ka një vend të veçantë tek unë. Unë dua të largohem nga këtu me një lamtumirë elegante, duke qenë hallall, duke u përqafuar. S’kam qenë asnjëherë pjesë e negociatave. Lazio do të paraqitet në Serie A dhe Ligë të Kampionëve, është një hap i rëndësishëm për të ardhmen time.

“Sidoqoftë, kjo zgjatje e procesit ka filluar të më lodhë. Do të ishte mirë që të përfundonte sa më shpejtë”, ka thënë Muriqi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close