MaqedoniTopLajm

Maturantët ndërpresin bojkotin, presin ndryshimet ligjore nga Kuvendi

Maturantët e organizuar nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme prej sot përkohësisht do ta ndërpresin bojkotin e mësimit që filloi në fillim të gjysmë vjetorit të dytë. Ata japin afat deri në fund të muajit deputetët në Kuvend t’i miratojnë kërkesat e tyre përkatësisht të reduktohet numri i lëndëve për maturë shtetërore nga katër në dy – gjuhë amtare dhe lënda sipas zgjedhjes nga fusha në të cilin maturanti planifikon t’i vazhdojë studimet. Javën e kaluar ata kanë pasur takime me deputetët në Kuvend dhe presin se do të përmbushen kërkesat e tyre.

BLENDI HODAI, KRYETAR I UNIONITTË NXËNËSVE

“Kthehemi në mësim që t’u lëmë hapësirë deputetëve të gjejnë zgjidhje.  Presim Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport të shqyrtojë propozim – ligjin. Pas takimeve që i kemi pasur në Kuvend, Unioni i nxënësve të shkollave të mesme është i sigurt se ka mbështetjen e më shumë se 70 deputetëve. Nëse nuk pranohen dhe nuk votohen kërkesat tona deri në fund të muajit, ne do të fillojmë të kampojmë para MASH. Bojkoti ynë është pasojë e mosdëgjimit të problemeve tona, argumenteve dhe propozimeve konkrete për ndryshimin e sivjetmë të maturës shtetërore”.

Ndërkaq, VMRO-DPMNE  u ka bërë thirrje grupeve parlamentare dhe deputetëve të LSDM-së dhe partive të tjera që t`I përkrahin propozim-ndryshimet e Ligjit për Arsim të Mesëm që janë ndorëzuar në Kuvend. Ky propozim ligj, sic thonë nga opozita, ka për qëllim përkrahjen e kërkesave të nxënësve të shkollave të mesme.

VMRO DPMNE

“Duke pasur parasysh rrethanat e krijuara si pasojë e Covid – 19, duke pasur parasysh faktin se viti shkollor 2020/2021 filloi me një muaj vonesë, kohëzgjatja e orës mësimore prej 30 minutave, programet e shkurtuara mësimore, mospasjen e mundësisë për praktikë të vërtetë, mospasjen e kushteve teknike te një pjesë e nxënësve etj, vlerësojmë se kjo pjesë mund të rregullohet me plotësim të ligjit për arsim të mesëm, ku do të definohet numri i lëndëve si dhe kohëzgjatja e rëndësisë së këtij ligji”.

Ministria e arsimit edhe më tej  mbetet në qëndrimin, se matura shtetërore do të jepet sipas konceptit ekzistues, për shkak se mbi 14.000 maturantë në afatin ligjor tashmë janë paraqitur për maturën shtetërore dhe kanë zgjedhur lëndët ku do të testohen. /SHENJA/ përcjell Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close