LajmeMaqedoni

Seladin Xhezairi: Pse mungojnë Xhemali Beqiri, Mustafa Laçi dhe Nexhat Pustina nga emrat e rrugëve në Tetovë?

Gazetari dhe analisti politik Seladin Xhezairi ka reaguar në lidhje me debatin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, duke ngritur pyetje për mungesën e disa figurave të njohura shqiptare në listën e propozuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhezairi ka përmendur emrin e mësuesit Xhemali Beqiri, i njohur si i burgosuri më i ri i Goli Otokut famëkeq, si dhe poetët Mustafa Laçi dhe Nexhat Pustina.

“KONTEKST për emrat e rrugëve n’Tetovë: Ore, si nuk u gjetën në listë edhe emri i të burgosurit më të ri të Goli Otokut famëkeq, mësuesit Xhemali Beqiri, dhe poetëve Mustafa Laçi e Nexhat Pustina???(!)”, ka shkruar Xhezairi.

Reagimi i tij vjen në kohën kur çështja e emrave të rrugëve në Tetovë ka nxitur debate të shumta politike dhe publike, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe zhvillimeve të fundit në Këshillin Komunal.

Related Articles

Back to top button
Close
Close