OpinionSportTopLajm

Maldini tani guxon: Titulli? Jemi edhe ne në garë

Milani po mbyll një 2020 në mënyrë të jashtëzakonshme. Skuadra kuqezi është, në fakt, në krye të Serisë A dhe nuk ka humbur asnjë ndeshje në kampionat që nga muaji mars.

Numrat e ekipit milanez janë të jashtëzakonshëm, aq sa sot fjala titull nuk konsiderohet më tabu. Paolo Maldini, në një intervistë të gjatë për “La Gazzetta dello Sport”, nuk e fshehu kënaqësinë për atë që ka arritur skuadra, sidomos për faktin që po rritet dita-ditës.

“Rezultatet për vitin 2020 e thonë, por sezoni ynë shpaloset për dy vjet. Ne nuk kemi një qëllim të caktuar, minimumi është të bëjmë më mirë sesa herën e kaluar. U kualifikuam në Europa League, kështu që ideja është të bëjmë më shumë. Do të ishte absurde të mos përpiqesh të shkosh në Champions League”.

“Scudetto”: “Milani po ëndërron dhe nuk dëshiron të ndalojë së ëndërruari. Nuk do të heqë dorë kurrë. Gjithmonë u kërkoj lojtarëve të jenë ambiciozë. Nevojitet një objektiv pothuajse utopik për të arritur atë që është e mundur”.

Rivalët: “Pres rritje të madhe nga Interi, Juve ka një trajner të ri dhe logjikisht duhet të përshtatesh me metodat e reja. Juventusi, Interi, por edhe Napoli, do të luftonjë për “Scudetton”. Sigurisht që ne nuk do të bëjmë mënjanë.

Roli i trajnerit: “Pioli ka një rol të veçantë. Sjell qetësi, ekuilibër, njohuri të futbollit. Sjell ndjeshmëri, por edhe intensitet”.

Gërshetimi i veteranëve më të rinjtë: “Tani jemi më të sigurt se katër muaj më parë. Për lojtarët e rinj, fitorja pa Ibrahimovicin, Kjaerin, dhe pa futbollistë të tjerë themelorë si Bennacer dhe Rafael Leao është një shenjë e mirë. Nxit vetëvlerësimin. Shpesh, kur nënshkruajmë me lojtarë, shumë ndikohen nga emrat dhe skuadrat që i përkasin. Saelemaekers është një histori e bukur, por brenda këtij Milani ka shumë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close