RajonTopLajm

Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku në vend

Një tjetër mjek në vendin tonë ka humbur betejën me koronavirusin. Bëhet fjalë për mjekun gjinekolog Leonard Kamberi.

Kamberi ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 47 vjecare, teksa ishte i shtruar prej 2 javësh në spital në Tiranë.

Kamberi ka ushtruar profesionin pranë Maternitetit të Vlorës, ndërsa kohët e fundit punonte në një klinikë private dhe ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik, të Universitetit të Vlorës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close