LajmeMaqedoni

Magjisrtoi vajza e dëshmorit Sulejman Limani, mer titullin magjistre e psikologjisë klinike dhe këshilluese

Fatime Tairi nga Tetova dje ka mbrojtur me dinjitet titullin magjistre e psikologjisë klinike dhe këshillime në Universitetin e Tetovës para një komisioni të përbëre nga prof.dr.Gordana Stankovska, prof.Dr Myqereme Rusi dhe prof.Dr Musa Musai.

Fatime Tairi është bija e dëshmorit të kombit Sulejman Limani, ndërsa përmes një postimi në profilin e saj në FB ajo titullin e magjistraturës ia dedikoi babait të saj për të cilin shkruan se i mungon pa masë dhe djalit Triumfit.

“Këtë punim ia dedikoj Triumfit tim, burimit të frymëzimit dhe energjisë sime, i kërkoj falje për të gjitha herët që i ka munguar prezenca ime gjatë gjithë rrugëtimit tim profesional. Gjithashtu këtë titull shkencor ia dedikoj babait tim të ndjerë, dëshmorit të kombit Sulejman Limani, mungesa e të cilit vërehet çdo herë në raste të veçanta si ky i ditës së sotshme, uroj të të kem bërë krenar atje lartë, dhe në fund por jo për nga rëndësia falenderoj bashkëshortin tim Mumin Tairi për mbështetjen e parezervë, këshillat e vyera dhe besimin e palëkundur në aftësitë e mia edhe atëherë kur unë has në dilema se cilën rrugë duhet të zgjedh, ai është aty për të ndriçuar rrugën më të mirë të mundshme për mua!” ka shkruar Fatime Tairi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close