LajmeRajonTopLajm

Presidentja Osmani sot takon përfaqësuesit e OVL UÇK-së

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të mos e dekretojë Ligjin për pagën minimale, kjo pasi që ata (veteranët) kanë mbetur jashtë këtij ligji.

Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka kërkuar një takim me presidenten Vjosa Osmani që të mos lihen anash nga ky ligj.

Siç merr vesh Zeri.info, ky takim pritet të mbahet sot në orën 14:00, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Nga Presidenca vetëm kanë konfirmuar për Zeri.info se takimi me veteranët do të mbahet sot.

“Presidentja Osmani do t’i takojë sot përfaqësuesit e OVL të UÇK-së”, ka thënë për “Zërin” Bekim Kupina, këshilltar për media.

Related Articles

Back to top button
Close
Close