LajmeShowbiz

Luana Vjollca bëhet me shtëpi luksoze në Kosovë

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si një prej fytyrave më të dashura në ekranet shqiptare.

Prezantuesja e cila e ka provuar vetën edhe në këndim krahas karrierës gëzon edhe një jetë luksoze dhe këtë e tregon edhe përmes rrjeteve sociale.

Bukuroshja bionde e cila jeton dhe vepron në Tiranë tashmë si shtëpinë të dytë do të ketë edhe Kosovës, kjo sepse Luana ka blerë shtëpinë në një zonë malore.

Përmes një postimi në Instagram, Luana ka treguar se është bërë me shtëpinë edhe në Kosovës ndërsa ka publikuar pamje nga oborri i saj.

“U bëra me shtëpi në Kosovën time. Zgjodha ta kem në një zonë malore, me ajër të pastër, për të shijuar borën e malet e bukura të Kosovës sa herë që kam nevojë të shkëputem nga tymi i qytetit”, ka shkruar moderatorja sipër imazheve.

Ndryshe, pas një pauze të gjatë, Luana ka zbuluar se së shpejti do të rikthehet në televizion me një emision të ri.

Sa i përket muzikës, gjatë verë ajo lansoi bashkëpunimin me artistin ndërkombëtar Rayvannyn “Pele pele”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close