
Të shtunën, disa ujqër të bardhë nga Kopshti Zoologjik i Shkupit janë arratisur nga vendbanimi i tyre, me çka kanë sulmuar dhe kanë lënë të ngordhur katër kengurë dhe disa shpendë të llojit emu brenda kopshtit zoologjik, shkruan portali Pets.mk, transmeton Zhurnal.
Siç raporton Pets.mk duke iu referuar burimeve të veta, ujqërit e bardhë dyshohet se kanë arritur të gërmojnë një vrimë nën hapësirën e tyre dhe të arratisen, pas së cilës kanë sulmuar dhe kanë mbytur disa kengurë dhe emu. Punonjësve të Kopshtit Zoologjik u janë dashur disa orë për t’i kapur ujqërit dhe për t’i kthyer ata në vendbanimin e tyre.
Deri në publikimin e këtij teksti, nga Kopshti Zoologjik i Shkupit nuk u janë përgjigjur thirrjeve të gazetës “Sloboden Pechat” për të dhënë sqarime rreth këtij incidenti, e as nuk kanë dalë me ndonjë kumtesë zyrtare për opinionin lidhur me këtë temë.



