LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami viziton Qendrën Fluent, në fokus forcimi i kapaciteteve të psikologëve shkollorë përcjell

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka realizuar një vizitë në Qendrën Fluent, ku po zhvillohet trajnimi profesional për stafin e shkollave fillore dhe të mesme, i mbështetur nga Komuna e Tetovës.

Sipas Kasamit, në këtë edicion trajnimi u është dedikuar psikologëve shkollorë të Komunës së Tetovës, ndërsa në vazhdim do të përfshihen edhe pedagogët, sociologët dhe defektologët.

Qëllimi i këtij angazhimi është forcimi i kapaciteteve profesionale dhe përmirësimi i mbështetjes që u ofrohet nxënësve në institucionet arsimore.
Kryetari Kasami theksoi se Komuna e Tetovës do të mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe zhvillimin profesional.

Related Articles

Back to top button
Close
Close