LajmeSport

Ilir Daja zbulon epërsinë e Dinamos prag sfidës me Aluminij

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, ka dalë në konferencë për shtyp në prag të sfidës së kthimit ndaj Aluminij, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Conference League.

Tekniku i bluve u shpreh optimist për shanset e skuadrës së tij, duke theksuar se barazimi i ndeshjes së parë është një rezultat pozitiv, por gjithçka mbetet e hapur.

Daja vlerësoi faktin që ndeshja do të zhvillohet në Elbasan, një ambient që e njeh mirë, ndërsa kujtoi se ka qenë më parë trajner i Elbasanit dhe ka përjetuar suksese në atë stadium.

“Besojmë se kualifikimi do të zgjidhet brenda 90 minutave.

Natyrisht, jemi të përgatitur edhe për mundësinë e shtesave, por objektivi ynë është ta mbyllim ndeshjen në kohën e rregullt”, deklaroi trajneri.

Daja theksoi se sfida pritet të vendoset nga episodet dhe kërkoi përqendrim maksimal nga lojtarët, duke kujtuar se edhe goli i pësuar në ndeshjen e parë erdhi pas një gabimi të skuadrës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close