LajmeRajonTopLajm

Lista zyrtare e kandidatëve të PDK-së për deputetë

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë. Listës i prin kryetari dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj i pasuar nga Uran Ismaili, Eliza Hoxha, Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Xhavit Haliti, Bajrush Xhemaili, Blerta Deliu-Kodra dhe Abelard Tahiri.

PDK nëpërmjet një komunikate, thotë se lista e kandidatëve për deputetë të partisë së rimëkëmbjes, PDK është përfaqësimi më i mirë qytetar në këto zgjedhje.

“Me vendim të plotë të kryesisë, është votuar dhe mbështetur lista e PDK-së ku përfaqësohen të gjitha komunat e Kosovës; profesionet e shumta; moshat dhe identiteti i vërtetë i PDK-së që buron nga lufta çlirimtare.Nga 110 kandidatë, 12 prej tyre janë nën moshën 30 vjeçare dhe 41 nën moshën 40 vjeçare – që flet për freskinë dhe vendosmërinë e PDK-së për ti ofruar të rinjve dhe qytetarëve vizionin dhe ekipin më të mirë të rimëkëmbjes. Mbi 50% e kandidatëve garojnë për herë të parë në listën për deputetë. Sikurse është zotuar, PDK-ja për herë të parë përfshinë në listën e saj për deputetë personalitete të çmuara të diasporës, si dhe nga Lugina e Preshevës. Ata do të jenë zëri më përfaqësues i tyre në legjislaturën e ardhshme.

Kjo është lista e PDK-së:

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close