LajmeRajonTopLajm

Lëvizja Vetëvendosje nis mocionin për rrëzimin e qeverisë “Hoti”

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka njoftuar se ka nisur procedurën për rrëzimin e Qeverisë, e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Nënkryetarja e LVV-së, Arbërie Nagavci, në një konferencë për medie ka numëruar, siç ka thënë ajo, dështimet e kësaj Qeverie.

Ajo ka dhënë arsyet se pse qeveria “Hoti” duhet të rrëzohet.

“Kjo Qeveri është jo kushtetuese dhe jo ligjore, ajo e ka dëshmuar tash se është e paaftë për të qeverisur vendin. Kosovës i duhet një Qeveri që dëshmoi se mund të qeveriset me duar të pastra”, tha Nagavci.

Deputeti i VV-së Rexhep Selimi, ka prezantuar mocioni duke thënë se ai mund të ndryshojë në bashkëpunim me deputetët dhe grupet parlamentare në Kuvend.

“Nga sot Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë”, tha Selimi.

I pyetur se a kanë mbështetjen e partive të tjera për këtë mocion, Selimi tha se pretendojnë t’i marrin votat e mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë “Hoti”. /Zëri

Related Articles

Back to top button
Close
Close