BotaLajmeTopLajm

BILL GATES THOTË SE PANDEMI DO TË NDODHIN VAZHDIMISHT NËSE NUK NDALON NDRYSHIMI KLIMATIK

Miliarderi, Bill Gates, dëshiron që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta trajtojnë ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike me të “njëjtin sens të urgjencës”, siç trajtohet COVID-19, duke argumentuar se impakti i ndryshimeve klimatike në të ardhmen do të jetë shumë më i madh se sa pandemia, po nuk u morën masat e duhura, shkruan FOX News, njofton Insajderi.

“Nëse dëshironi ta kuptoni llojin e dëmit nga ndryshimet klimatike, shikojeni COVID-19 dhe shumëzojeni për shumë më shumë e duke ndodhur vazhdimisht”, ka thënë Gates.

“Humbja e jetëve dhe mizëria ekonomike të shkaktuara nga pandemia janë shumë pak, nëse krahasohet me atë se çfarë do të ndodhë vazhdimisht nëse eliminojmë sasinë e emetimit të karbonit”.

“Pra, ashtu siç na nevojiten testime, tretmane dhe vaksinë për virusin Corona, ne na duhen forma të reja që ta luftojmë ndryshimin klimatik”./Insajderi.com

Related Articles

Back to top button
Close
Close