LajmeMaqedoniTopLajm

Lëvizja Besa zgjodhi sekretarët, Adnan Azizit i besohet sërish posti sekretar organizativ

Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA në mbledhjen e mbajtur sonte ka zgjedhur sekretarët partiak të partisë. Me vota unanime kryesia qendrore e Lëvizjes BESA për Sekretar Organizativ zgjodhi Adnan Azizin, ndërsa Sekretar i departamentëve u zgjodh prof.Arafat Shabani, Sekretar për politika strategjike u zgjodh Fatri Saliu, Sekretar për burime njerëzore dhe lobim – Melinda Rashidi, si dhe Sekretar për informim dhe marrëdhënie me publikun u zgjodh Semir Pajaziti shkruan Top24.
Në këtë mbledhje të kryesisë qendrore të Lëvizje Besa edhe një herë u konkludua se zgjedhjet e parakoheshme janë të pashmangshme dhe se Lëvizja BESA kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi qeveria nuk ka legjitimitet të udhëheq me vendin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close