LajmeRajonTopLajm

Heqja e vetos nga Erdogani, reagon ambasadorja Yuri Kim: Putin donte të dobësonte NATO-n, por aleanca është më e fortë tani!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas vendimit të Turqisë për të hequr veton dhe lejuar anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Kryediplomatja amerikane shkruan në një postim në “twitter” se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kërkoi që të dobësonte NATO-n, por e kundërta ndodhi.

Sipas saj, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar kundër agresionit rus.

“Presidenti Putin donte që të dobësonte NATO-n me këtë luftë. Përkundrazi, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar dhe tashmë është më afër zgjerimit” – shkruan Kim.

 

 

Turqia vendosi sot të mbështesë anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Këtë e ka konfirmuar edhe Presidenti finlandez Sauli Niinisto.

 

(BalkanWeb)

Related Articles

Back to top button
Close
Close