LajmeMaqedoniTopLajm

Kuvend, shqyrtohet raporti i EShR-së

Zbatimi i rekomandimeve të entit shtetëror për revizion është përmirësuar ndjeshëm dhe në të njëjtën kohë vlera e shtuar për revizionet e kryera është rritur, ndërkohë kriza me pandeminë ka pasur një ndikim të veçantë thuhet mes tjerash në raportin vjetor të revizionit shtetëror për vitin 2021. Raporti evidenton edhe mangësi sistematike, në fusha të caktuara.

“Ndikimi i krizës së shkaktuar nga Covid-19 është jashtëzakonisht heterogjen me implikime të rëndësishme për sistemin financiar dhe zbatimin e politikave nga pushteti qendror dhe vendor. Duke pasur parasysh këto aspekte dhe për të përballuar sfidat e shkaktuara nga pandemia, në programin vjetor të punës së Entit Shtetëror të revizionit për vitin 2021 janë përfshirë 3 revizione që i referohen masave të ndërmarra dhe aktiviteteve për mbrojtjen dhe parandalimin e krizave të mundshme. Në raportet tona evidentohen mangësi sistematike, pra mangësi në rregullativës në fusha të caktuara, duke nënvizuar sistemin ligjor dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për zhvillimin e subjekteve juridike.”, – deklaroi drejtori i EShR-së, Maksim Acevski.

Raporti përplasi pushtetin dhe opozitën, ndonëse dy taboret mbështesin raportin si të tillë.

“Në 105 revizione të institucioneve, në 85 prej tyre janë konstatuar parregullsi, përkatësisht 80,9% e spitaleve kanë punuar në mënyrë jo të rregullt gjatë kësaj periudhe. Për vitin e ardhshëm janë konstatuar parregullsi në 77% nga 26 spitale. Në vend që t’i lavdëronit, duhej të kishit përveshur mëngët dhe të fillonit të merreshit me këto mangësi të sistemit, të konstatuara nga kontrolli i revizionit.”, – theksoi Igor Zdravkovski nga VMRO-DPMNE.

“Duhet të jemi krenarë për punën e Entit Shtetëror për Revizion, sepse në këtë raport ka edhe vlerë të shtuar në bazë të revizioneve që bën, ku gjithashtu thuhet se nga funksionimi i këtij institucioni kanë hyrë më shumë para në institucionet për të cilat është shënuar se pse ndodh ashtu. Ju duhet të mbani mirë mend se viti 2021 ishte një vit në të cilin pandemia ishte në kulmin e saj.”, – u shpreh Dime Velkovski nga LSDM-ja.

Raporti vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit për vitin 2021 përmban 1.170 situata të konstatuara, 654 rekomandime nga gjithsej 109 raporte të revizionit, përmes të cilave ofron informacion objektiv për punën e subjekteve me revizion të kryer.

Related Articles

Back to top button
Close
Close