LajmeRajon

Kushtetuesja e qartë, të denuarit me kusht në tre vjetët e fundit nuk mund të kandidojnë për deputetë, ja kush e thotë

Avokati Tahir Rrecaj thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe tregon se edhe personat e denuar me kusht në tri vitet e fundit nuk do mund të kandidojnë për deputet.

Megjithatë ai thotë se nuk do të specifikojë emra, por se edhe denimi me kusht shkakton pasoja juridike.

Rrecaj thotë se vetëm denimet me gjobë e vërejtja gjyqësore nuk shkaktojnë pasoja juridike, e kjo thotë ai do të thotë se denimi me burg e me kusht shkaktojnë pasoja juridike prandaj të denuarit nuk mund të kandidojnë.

Nuk dua të specifikoj emra se kush mundet të kandidojë e kush jo, por vendimi i Kushtetueses është i qartë. Secili që ka qenë i denuar në tri vitet e fundit nuk të drejtë të kandidojë për deputetë, nuk dua të përmend emra por kjo është e qartë. Nuk ka rëndësi se a është denimi me kusht apo denim efektiv, në bazë të kodit penal vetëm denimi me gjobë dhe vëretjtja gjyqësore nuk shkaktojnë pasoja juridike. Do të thotë se denimi me burg e me kusht shkaktojnë pasoja juridike, besoj që cilido që është i denuar nuk e ka të drejtën që të kandidojë për deputet“, deklaroi Rrecaj për Gazeta Blic.

Related Articles

Back to top button
Close
Close