LajmeShowbiz

Aktori Rowan Atkinson: Nuk do të luaj kurrë më rolin stresues e ezaurues të Mr Bean (Fotot)

Aktori i mirënjohur britanik Rowan Atkinson është rrëfyer së fundmi duke treguar se roli i personazhit të tij më të njohur “Mr. Bean” është nga më stresuesit dhe ezauruesit që ka realizuar ndonjëherë, prandaj nuk do ta luajë kurrë më.

Aktori 65 vjeçar është duke krijuar një film të ri të animuar me personazhin e tij por thotë se “barra e përgjegjësisë nuk është aspak e pëlqyeshme” dhe nuk e shijon të luajë atë rol.

Atkinson ka portretizuar rolin e famshëm në serialet nga viti 1990 deri në 1995, para se të realizonte filmat me metrazh të gjatë ‘Bean Movie’ në 1997 dhe ‘Mr Bean’s Holiday’ në 2007.

Ai tha më tej: “Nuk është e pëlqyeshme të luash atë rol. Barra e përgjegjësisë nuk është e pëlqyeshme. Është stresuese dhe ezauruese, mezi pres të mbarojë”.

Ndërsa në intervistën e kësaj jave me Radio Times, Rowan tha: “Pas krijimit të serialit të animuar televiziv, ne jemi gati të krijojnë një film të animuar të Mr Bean – është më e thjeshtë për mua të realizoj personazhin nga ana vokale sesa edhe vizuale”.

Aktori i famshëm britanik, i njohur dhe për serialin tjetër ‘Johnny English’ thotë se nuk u surprizua nga suksesi i personazhit Mr. Bean: “Suksesi i Mr. Bean nuk më ka surprizuar. Të shohësh një të rritur që sillet në mënyrë fëminore pa e vënë re fare reagimin që shkakton sjelja e tij, sigurisht që është qesharake. Ndërsa fakti që komedia ishte vizuale dhe jo vetëm verbale i dha asaj sukses ndërkombëtar”.

Rowan ka luajtur në serialin e njohur britanik Blackadder në vitet 1983 e 1989 ndërsa thotë se nuk do të ketë një ringjallje të ketij filmi dhe as te personazhit të tij.

“Kjo sigurisht nuk është e mundur, nuk do të ishte mirë të spekuloja për diçka të tillë. Energjia ime kryesore në vitet 1980-të ishte me serialin ‘Blackadder’ nuk është e thjeshtë që ajo të përsëritet 30 apo 40 vjet më vonë”.

Rowan ka luajtur në serialin e njohur britanik Blackadder në vitet 1983 e 1989

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close